Shqiptarët nuk i besojnë më Zaevit, LSDM ik nga zgjedhjet e 12 Prillit


Sa më shumë që afrohen zgjedhjet ,aq më tepër partia që drejtoi këto tre vite vendin, ajo e kryeministrit Zaev, po shfaq shenja frike duke dashur ti shmang ato dhe mundohet këtë ta mbulojë përmes kinse mosvotimit të ligjeve të rëndësishme, por nuk është ky problemi.

Duke iu referuar asaj që tha mbrëmë Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski që paralajmëroi mundesinë për formim të një shumice të re parlamentare kjo e bën situatën politike edhe më të tensionuar por paniku i humbjes te partia maqedonase po bëhet gjithnjë më i madh .LSDM kërkon të mbetet në pushtet para 12 Prillit sepse më pas nuk është më e sigurtë asgjë. Përmes këtyre formave dredharake ata duan ti shmangin zgjedhjet sepse nuk janë më të bindur në fitorën që se kanë provuar thuajse asnjëherë por ia kanë dhënë të tjerët .LSDM tashmë duket se janë përshkuar nga frika e zgjedhjeve sepse dy janë arsyet .E para sepse pushteti të konsumon dhe nuk ke realizuar premtimet elektorale dhe e dyta ka të bëjë me faktin thelbësorë sepse ata i kanë humbur shqiptarët.LSDM megjithatë janë parti serioze por alarmin ka të ngjarë ta kenë marrë nga Qendrat e veta analitike.

Baby Boo