Shqiptarët më shumë se tre herë më të varfër se evropianët e tjerë


Shqiptarët janë më shumë se tre herë më të varfër se europianët e tjerë, ose më saktë tre herë më të varfër se të gjitha vendet e tjera të Europës së bashkuar, përpara anëtarësimit të tyre në union.

Të dhënat e institutit të Vienës për Studime Ekonomike e vendosin kështu Shqipërinë të fundit në Europë sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë të shprehur në fuqi blerëse, pra të konvertuar sipas çmimeve, gjë që e bën më real indikatorin në fjalë.

Siç duket mjaft qartë nga grafiku, Shqipëria është e fundit në kontinent me Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të shprehur në fuqi blerëse në 29% të mesatares europiane, në momentin e anëtarësimit në union.

Për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e që janë thuajse në një valle me ne në procesin e anëtarësimit, kjo normë ngjitet në mbi 30%.

E shkëputur nga të tjerët është vetëm Mali i Zi, me një normë në 46%, që është më e lartë se Rumania dhe Bullgaria në momentin e anëtarësimit të tyre.

Kjo do të thotë se, aktualisht Mali i Zi është më mirë se ç`ishin rumunët dhe bullgarët kur u anëtarësuan në union.

Baby Boo