Shqiptarët me numër rekord deputetësh në Maqedoni, dallimet e viteve 2016 dhe 2020


Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dje (16 korrik) doli me rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut duke treguar se të drejtën e votës e kanë përdorur 931.369 qytetarë nga 1.814,045 votues. Me përqindje, kjo i bie se kanë votuar 51.34% e qytetarëve. Maqedoni. Në këto zgjedhje u njoh një fakt, se votat shqiptare për LSDM-në e Zoran Zaevit u kthyen nëpër llogaritë e partive shqiptare, BDI dhe koalicionit ASH-AAA.
Detajuar raportin mes zgjedhjeve të vitit 2016 dhe vitit 2020 në numra për mbështetjen e partive politike.

Viti 2016 dalja 66,79%: OBRM-PDUKM dhe koalicioni 454.577 vota apo 51 deputetë, PDSH 30.964 vota apo 2 deputetë, BDI 86.796 vota apo 10 deputetë, LSDM dhe koalicioni 436.981 vota apo 49 deputetë, Aleanca për shqiptarët 35.121 vota apo 3 deputetë, Lëvizja Besa 57.868 vota apo 5 deputetë, E Majta 12.120 apo 0 deputetë. Viti 2020 dalja 51.34%: OBRM-PDUKM dhe koalicioni 315.344 votues apo 44 deputetë, PDSH 13.891 vota apo 1 deputet BDI 104.587 vota apo 15 deputetë LSDM dhe koalicioni “Mundemi” 327.329 vota apo 46 deputetë ASH/AAA 81.297 vota apo 12 deputetë E Majta 37.551 vota apo 2 deputetë

Baby Boo