Shqiptarët kërkojnë komunën në Tuz!


Për herë të parë në Tuz votohet sot për të zgjedhur kryetarin e komunës. Kjo është një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi. Thirrjet që shqiptarët të votojnë të gjithë në këtë ditë nuk kanë munguar ditët e fundit nga Tirana, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Nikë Gjeloshaj është kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar.

Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon” . Nëse fiton, Gjeloshaj do të udhëheqë komunën e dytë me shumicë shqiptare në Mal të Zi, pas asaj të Ulqinit.

Baby Boo