Shqiptarët i përgjigjen thirrjes së faktorit ndërkomëtarë për të përkrahur referendumin në IRJM, duke i pyetur? (PSE E TRADHËTUAT MARRËVESHJEN E OHRIT)


Besim Aliu

Faktori ndërkombëtarë me Marrëveshjen e Ohrit në emër të paqes i dëmtuan shqiptarët…

Sot shqiptarët po frikohen të përkrahin thirrjen për referendum në IRJM nga faktori ndërkombëtar, sepse shqiptarët po mendojnë se edhe kjo thirrje në emër të paqes do ti dëmton shqiptarët si ajo Marrëveshja e Ohrit.

Shkurt e shqip kjo thirrje i përngjet asaj përalles ku bariu thëriste ujku, ujku, ujku dhe asnjeri nuk i besonte.

Diplomatët e huaj nuk kanë atë komoditet dhe nuk kanë të drejtë të ftojnë shqiptarët që të përkrahin referendumin në IRJM pasi që i mashtruan me Marrëveshjen e Ohrit e cila nuk u realizua edhe pse vet këto diplomatët e huaj ishin garantues të Marveshjes së Ohrit…

Ju diplomatët e huaj me Marrëveshjen e Ohrit i nënçmuat shqiptarët, i mashtruat dhe i tradhëtuat çlirimtarët e UÇK-së.

Me ndërmjetsimin e faktorit ndërkombëtar u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit dhe menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, filloi çarmatimi UÇK-së, dhe menjëherë pas çarmatosjes së UÇK-së pala sllavomaqedone e shfrytëzuan neglizhencën e faktorit ndërkombtarë dhe filluan me arrestimet dhe vrasjet e pjestarëve të UÇK-së…

O ju diplomat të huaj, kjo që keni bërë me shqiptarët të cilët jetojnë në IRJM është më shumë se nënçmin, ju e keni humbur të drejtën dhe përkrahjen e shqiptarëve pasi që shqiptarët ndihen të tradhëtuar nga ju…

Qytetarët shqiptarë që ju po i ftoni të përkrahin referendumin në IRJM, janë unik në vlerësimin se Marrëveshja e Ohrit nuk është realizuar.

Pasi që nuk është realizuar Marrëveshja e Ohrit , shqiptarët mendojnë se mosangazhimi juaj me vetëdije apo pa vetëdije rreth kësaj marrëveshje e bëri që sllavomaqedoncat ta shfrytëzojnë Marrëveshjen e Ohrit si instrument për realizimin e interesave sllavomaqedone në dëm të shqiptarëve.

Baby Boo