Shqiptarët e veriut ekzagjerojnë, i largojnë shenjat e ‘dyshimta’ nga fshatrat |FOTO


Shenjat që janë vendosur në Mitrovicë me qëllim që të bëhet fotografimi i Kosovës nga aeroplani, apo siç quhet quhet ‘aerofotografimi’, janë larguar nga shqiptarët atje.

Kështu të paktën mëson Gazeta Metro përmes disa fotografive ku janë siguruar gjatë ditës së sotme, banorët atje i kanë larguar ‘shenjat e çuditshme’ siç i quajnë ata nga ku ishin vendosur nga Agjencioni Kadastral.

Banorët atje këto shenja i kanë larguar pasi janë të shqetësuar se ato kanë të bëjnë në lidhje me kufirin që po përmendet ditëve të fundit nga presidenti Thaçi.

Siç thonë ata, këto pika janë vendosur që të bëhet fotografimi i Kosovës nga aeroplani, apo siç quhet quhet ‘aerofotografimi’, që bëhet me qëllim të krijimit të ortofotove të Kosovës.

“Ato s’kanë të bëjnë fare me kufirin apo me Serbinë, sepse pikën në fjale e kam vendosur unë personalisht, dhe për dijeni aty kanë qenë edhe 2-3 fshatarë që na kanë pa duke vendosur atë pike. Kemi pasur edhe autorizimin prej Agjensionit Kadastral të Kosovës”, ka thënë burimi për Metron.

Ndërkohë, ai shton se nuk ka vend për shqetësim të qytetarëve, pasi sipas tij nuk ka asnjë lidhje me atë se për çfarë po shqetësohen. Ai ka shtuar se pika të tilla ndodhen edhe në lagje afër qytetit, si Tavniku.

Mësohet se pika të tilla nëpër Mitrovicë mund të gjenden në fshatin Vllahi, Melenicë, në Tunelin e Parë dhe afër xhamisë në lagjen Tavnik./gazetametro

Baby Boo