Shqiptarët e tallën se kërkoi të drejtat e saj, Vjollca bën vetëvr*asje pasi u braktis edhe nga djemtë


Para pak muajsh Vjollca dhe Zenuni u bënë shumë të njohur me historinë e tyre në një emision televiziv, ku gruaja kërkonte të drejtat e saj edhe pse nuk jetonte më me bashkëshortin. Gjatë këtij emisioni, Vjollca kërkoi më shumë të drejta e liri si një femër që është, por fjalët e saj dhe mënyra e të shprehurit nuk u morën aspak mirë nga njerëzit. Debati i saj dhe kërkesat që kishte u bënë virale në rrjetet sociale, videoja e saj në emision arriti miliona shikime në pak kohë, ndërsa mijëra persona filluan të bëjnë video tallëse e ironike me mënyrën e saj të të shprehurit.

Ditën e sotme “Xh0vani” ka njoftuar në Instagram se para pak kohësh Vjollca ka kryer vetëvrasje për shkak të mbingarkesës së krijuar pasi emisioni dhe videoja e saj u bë virale. Mësohet se Vjollca është bullizuar edhe nga familjarët e saj, ndërsa djemtë të cilët janë ndjerë të turpëruar prej saj e kanë braktisur dhe janë larguar në Itali bashkë me babain e tyre.

Baby Boo