Shqiptarët e Shkupit tremben nga shiu, sepse kanalizimi u shpërthen në oborre


Sepse komunave shqiptare u mungojnë kanalizimet, sepse uji i shiut me përzierjet e ujërave të ndotur që frekuentojnë nëpër kanalet e kohës së Titos hy në shtëpitë e tyre dhe nuk thahet me muaj, përsëri shiu i radhës shkakton të njejtën dhe shqiptarët tanë jetojnë në lagështi dhe me 100 diagnoza nga lagështia.

Kush është më e rëndësishme prerja e drunjve apo kanalizimi? Sigurisht që kanalizimi, drurin nëse nuk e sharton tash, vjen viti i ardhshëm e sharton sepse dëm nuk shkakton.

Kanalizimi? Kanalizimi po, edhe në këtë shekull të shpërthen uji në oborr dhe pastaj merru një javë me pastrimin dhe nxjerrjen, merru 6 muaj me tharjen, flej me dyer e dritare hapur, mushkëritë dhe organet e frymëmarrjes çdo herë të sëmura dhe me infeksione, nga lagështia dhe i ftohti. Pak ka rëndësi fotografia, realiteti eshte si forografia e dime të gjithë. Shi bie shpesh, perfundimi del qe këto shtëpi me njerëzit brenda janë te gjithe me probleme shëndetësore, situate kjo që dhemb.

Duhet te merren masat urgjentisht, pa menduar dy herë.
Rinia iku, ajo që mbeti jeton në lagështi dhe josiguri!

Kush ju votoi juve? Jepni llogari sepse popullata e Shkupit nuk është geto popullatë, voton por edhe premtimet e dhëna i kërkon!

Autore: Gjyla Çeliku