Shqiptarët e mbetur në Siri, shumë prej tyre nuk duan të kthehen dhe fshihen (VIDEO)


Mbi 80 fëmijë e gra shqiptarë në kampin Al Hawl në Siri kërkojnë prej më shumë se 1 viti rikthimin pranë familjeve të tyre. Sot ka diçka të re në lidhje me ta. 5 prej tyre janë nxjerrë nga kampi ndërsa ajo çfarë është e çuditshme është se një pjesë e tyre janë fshehur dhe duket se refuzojnë të largohen që aty. Gazetari Julian Kasapi i cili ishte i pari në kampin sirian të Al Hawl dhe që krijoi kontakte me shqiptarët e strehuar aty tregon disa nga detaje nga ky operacion që ka angazhuar të gjithë shtetin shqiptar mes të cilëve dhe kryeministrin Rama që ka udhëtuar drejt Libanit.

Sipas gazetarit Kasapi forcat shqiptare të antiterrorit janë vendosur prej një muaji në Liban dhe prej aty kanë vendosur kontaktet me autoritetet kurde të kampit. Para 3 ditësh ata kanë mundur të hyjnë në kamp dhe tashmë 4 fëmijë dhe nëna e tyre janë nxjerrë. “Mbetet për t’u përgëzuar operacioni, të paktën pas 1 viti kemi kontakte zyrtare me administratën e kampit nga shteti shqiptar për të bërë të mundur riatdhesimin e nënave dhe fëmijëve shqiptarë që vijojnë të mbeten në këtë kamp.

Prej 1 muaj struktura antiterror ka qenë në Liban aty ku dhe nëpërmjet kontakteve me konsullin kanë komunikuar me autoritetet kurde. Kujtojmë edhe njëherë se autoritetet kurde nuk janë autoritet zyrtar për territorin zyrtar. Por e vetmja mënyrë për të bërë diçka për shqiptarët ka qenë komunikimi me ta. Struktura antiterror nuk ka qenë në Siri 3 ditët e fundit ata kanë mbërritur në Kamishli.

Baby Boo