Shqiptarët e Afganistanit, sykaltërit që jetojnë në male, mes këngëve dhe valleve tradicionale!


Në një cep tjetër të botës, mijëra kilometra larg, ekziston një popullsi që ka mbajtur gjallë karakteristikat, gjuhën dhe zakonet pellazge dhe ilire. Ata janë vendosur prej 2300 vitesh në rajonin Indokinë në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina dhe Taxhikistani, pikërisht në zonën ku disa kohë më parë u vr*a Bin Laden, zbuluar fillimisht nga skenaristi amerikan James Hilton , i cili xhiroi një dokumentar të titulluar Horizontet e Humbur.

Për shkak se ishte një vend i fshehtë për mijëra vjet, ata kanë mbajtur gjallë tiparet popullore, gjuhën dhe zakonet arbëreshe-pellazge-iliro-shqiptare, por sot, pasi talebanët morën në dorë Afganistanin, edhe traditat e kultura e tyre rrezikohet.

Në maj 1983, Ernesto Skura shkroi në gazetën “League” të Antonio Bellushit një artikull të titulluar “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë bëri në librin e tij “Arvanitët” historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristides Kola, i cili përshkruan kohën e vendosjes së ilirëve në këtë vend të largët.

Hipoteza më e qëndrueshme, pasardhës të ushtrisë së Aleksandrit
Historia e hulumtuar deri më sot tregon se ata janë pasardhës të 6000 luftëtarëve ilirë që ikën nga vendi i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti nga Aleksandri i Madh rreth vitit 300 para Krishtit. Ata qëndruan atje, për shkak të distancës ata nuk mund të ktheheshin në shtëpi, por u vendosën në këtë rajon, ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre u quajt “burrashka”, gjuha e burrave, ndërsa gratë flasin një gjuhë tjetër. Tani kjo gjuhë quhet përsëri “burrashka”, por është e përzier dhe nuk shkruhet.

Baby Boo