“Shqiptarët do varfërohen si në vitin 2012″


Qeveria ka reaguar për parashikimet pesimiste të bankës botërorë sipas të cilës, Covid-19 do të thellojë varfërinë duke e kthyer atë në nivelet vitit 2012, ose 40% e popullisë rrezikon të jetojnë nën 5, 5 dollarë në ditë .
Ministri I ngarkuar për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Arben Ahmetaj tha se qeveria do të përdorë cdo instrument që një parashikim I tillë të mos ndodhë.

E gjithë përpjekja jonë dhe plani jonë ekonomik nuk do të sigurojë thjesht dhe vetëm që ne mos të kthehemi tek 2012 por do të garantojë me reforma, investime publike dhe me politika financiare ekonomike të suksesshme që të konvergohemi me rritjen e para krizës në krye të 2 apo 3 viteve e jo ashtu siç parashikojnë institucionet ndërkombëtare në krye të 5 viteve.

Por sipas Ahmetaj qeveria shumë shpejt do të preazntojë planin e rimëkëmbjes ekonomike. Por pa dhënë detaje se ku do të mbështetet ky plan ministria tha se qeveria është e përgatitur për të përballuar këto efekte.

Ne sigurisht që jemi të alertuar, jemi të përgatitur e ndërkohë shumë shpejt do të prezantojmë planin tonë të ri ngritjes ekonomike. Siç e theksova, diferenca ka të bëjë midis 2012 dhe 2020, ne kemi dy goditje të rënda në ekonomi, goditja nga tërmeti në fund të viti 2019 dhe goditja globale që nuk goditi vetëm Shqipërinë, goditi gjithë rajonin, gjithë globin, që nga shteti më i fuqishëm në botë, SHBA, që kanë mbi 40 milionë kërkesa papunësie, pagesa papunësie sot dhe një vendi me ekonomi të brishtë si Shqipëria apo gjithë rajonin që gjithsesi, ka qenë në gjendje si qeveri të ndërhyjë me ato paketa të rëndësishme të cilat në finale, kanë mundur të bëjnë atë që u nisën të bënin, të ruajnë nivelin e të ardhurës për ato shtresa të goditura më rëndë nga Covid-19, që nga fasonët, që nga call center që nga shërbimet, që nga i gjithë biznesi i vogël.
Ahmetaj u ndal edhe tek shifrat e dy paketave të qeverisë, në total kanë përftiait 175 mijë qytetarë. Kjo masë sipas tij ka ndikuar që familjet të mos cënohen ndjeshëm në të ardhurat e tyre mujore.

Baby Boo