Shqipëria “vishet” me rozë! Socialistët triumfojnë në 52 bashki, koalicioni “BF” merr vetëm 7


Teksa ka kaluar një ditë nga zgjedhjet vendore në vendin tonë, harta e Shqipërisë ka “veshur” ngjyrën rozë të socialistërve.

Siç shihet dhe nga grafika, Partia Socialiste ka fituar zyrtarisht 52 bashki ndërkohë, opozita kryeson në 7 bashki, ndërsa Finiqin e ka fituar partia MEGA.

Ka mbetur vetëm një kuti në Malësi të Madhe e cila po numërohet, ndërsa së fundmi mbyllën numërimin Tirana dhe Kukësi me fitoren e thellë të socialistëve.

Sipas të dhënave paraprake nga kryetari i Komisionit Qendrore tê Zgjedhjeve (KQZ), Ilirian Celibashi, gjatê një konference për shtyp, pjesëmarrja në këto votime ishte rreth 34.7%, më e ulëta historike, me përjashtim të vitit 2019, kur zgjedhjet u bojkotuan nga opozita dhe si rrjedhojë shumë persona nuk iu drejtuan kutive të votimit.
Partia Socialiste ka triumfuar në 50 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës, Divjakë, Kurbin dhe së fundmi në Tiranë.
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në shtatë bashki Pukë,Kavajë Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.
Siparin e hapën bashkitë ku u votua elektronikisht. Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.
Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. PS mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150.
Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”.
Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.
Në vendlindjen e demokratit Sali Berisha, bashkinë Tropojë triumfoi Partia Socialiste me Rexh Byberin, i cili kryesoi me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj u “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 4876 vota.
PS fitoi edhe në bashkinë Libohovë, ku Leonard Hide mori 1387 vota, kurse Adil Xhelili 1248.
Në bashkinë Rrogozhinë ka triumfuar socialisti Edison Memolla, duke lënë pas Shkëlqim Hoxhën, kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.
Në bashkinë Këlcyrë triumfoi Klement Ndoni i PS-së me 49.33% të votave.
Socialisti Arif Tafani fitoi 41 vota më shumë në Belsh se Bedri Qypi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në bashkinë Përmet Alma Hoxha triumfoi me 4416 vota, kurse Edmond Komino i “Bashkë Fitojmë” me 1336 vota.
Socialisti Besmir Veli triumfoi në bashkinë Delvinë, duke lënë pas Ilir Mehmetin. Nertil Bellaj triumfoi në bashkinë Selenicë, ndërsa ishte kundër Leonard Rakipajt nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Në bashkinë Tepelenë Tërmet Peçi mori 82.67% të votave, duke lënë pas me rezultat të thellë baftjar Imerin nga “Bashkë Fitojmë” dhe Sokol Gugën nga PD.
Në bashkinë Peqin, socialisti Bukurosh Maçi mund Mustafa Pashjan me 6400 vota. Në bashkinë Poliçan fioi Adriatik Zotkaj nga Partia Socialiste me 13362 vota, me një fitore të thellë ndaj Behar Xhaferajt, pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili mori 461 vota.
Kandidati socialist, Eduard Duro triumfoi në bashkinë Devoll me 8279 vota, ndërsa ishte në garë me Elvis Hajdërllim pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili mori 7827 vota.
Me 22402 vota fitoi në bashkinë Lushnjë Eriselda Sefa, ndërsa Eduart Shark ai koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 13362 vota.
Socialistja Festime Mjeshtri fitoi në bashkinë Bulqizë me 8364 vota, duke lënë pas kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Dëfrim Fiku me 5514 vota.

Baby Boo