Shqipëria nga 1 qershori heq nga qarkullimi qeset plastike


Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro njofton se sot u mblodh Komisioni Parlamentar i veprimtarive prodhuese për të diskutuar projektvendimin për heqjen e qeseve plastike nga qarkullimi duke filluar nga data 1 Qershor. Nga data 1 Qershor do të duhet të dalin të gjithë me trastë siç dilnin dikur dhe qeset nuk do të duhet të jenë më në qarkullim sepse janë armiku numër 1 i ndotjes së ujërave.

“Merr trajsen, çantat prej cope, torbat shumëpërdorimshe! Sepse qeset plastike njëpërdorimshme prej 1 qershorit hiqen nga qarkullimi.”, shkruan ministrja Kumbaro.

Postimi i minsitres Kumbaro:

Sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ku pati mirëkuptim nga të gjithë për qëllimin e projektamendimeve në ligjin nr. 10463/2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, ose siç të gjithë e njohim nismën që ndalon prodhimin, përdorimin dhe importimin e qeseve plastike ????, konkretisht:

⛔️Qese plastike mbajtëse;
⛔️Qese të lehta plastike mbajtëse;
⛔️Qeset shumë të lehta plastike mbajtëse;
⛔️Qese plastike mbajtëse oxo-degradueshme ose oxo-biodegradueshme.

Nisma jo vetëm shkon përkrah direktivave të BE, por është e domosdoshme që të mos kemi më degë pemësh të ngjyrosura nga qeset e as gjallesa që fatkeqësisht dëmtohen nga ngrënia e plastikës.

Baby Boo