Shqipëri, policia sekuestron 32 mijë euro


Policia Kufitare e Shqipërisë në Kapshticë ka parandaluar një rast të tentativës për transfertë të parave jashtë shtetit, në mënyrë të paligjshme.

Policia sekuestroi 32.000 euro dhe ka proceduar penalisht poseduesin e tyre, pasi ai nuk i deklaroi paratë në vendkalimin kufitar.

Shtetasit shqiptar, V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, të cilët i referuan materialet hetimore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Baby Boo