Shqipëri: Policia i kërkoi paketat me cigare, pasi refuzoi e maltretuan!


Neki Bajraktari doli dje nga shtëpia, puthi dy femijët e tij si zakonisht dhe pasi hodhi në krah kutinë me paketa filloi ditën për të siguruar bukën e përditshme. Nekiu nuk do të vjedhë, nuk do të vrasë, nuk do të shesë drogë, nuk do të mashtrojë. Nekiu do të jetojë me nder dhe me djersën e tij por dje ai u përball me shtetin.

Shteti, i veshur me petkat e policisë bashkiake i kërkoi paketat, i kërkoi bukën e fëmijëve, i kërkoi djersën e ballit. Nekiu refuzoi dhe u ndëshkua rëndë. U rrah barbarisht sikur të ishte kriminel, sikur të kishte vrarë, sikur të kishte vjedhur, sikur të kishte shpërndarë drogë. Por në vendin tonë nëse bën sa më sipër bëhesh deputet e ministër, bëhesh shok me kryetar bashkish e kryeministra. Kur kërkon të mbijetosh, të ushqesh fëmijët me nder, përballesh me shtetin. Palo shtetin tonë! Marrë nga Nisma #Thurje

Baby Boo