Shqipëri, foshnja një muajsh e gjysmë pozitive me Covid-19


Nje fëmijë rreth një muajsh e gjysmë në Shqipëri ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Burime të mediave shqiptare bëjnë me dije se ai ka shfaqur simptomat e virusit dhe për këtë arsye ndodhet i shtruar në shërbimin infektiv në pediatrinë e QSUT-së.

Dyshohet se fëmija është infektuar nga e ëma, ndërkohë që pritet të dalë përgjigja e tamponit edhe për të.

Ky është rasti i parë në Shqipëri që një fëmijë të shtrohet për shkak të koronavirusit.

Baby Boo