Shqipëri, dy vik*tima dhe 68 raste të reja me COVID-19


Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se dy qytetarë nuk e kanë fituar dot bet*ejën me Covid-19 në spitalin inf*ektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simpt*omave të rënda të shkaktuara nga Covid-19.

Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa s*ëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 397 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë 8 në Kukës nga 5 raste në Vlorë Berat nga 3 raste në Elbasan Lezhë Kavajë nga 2 raste në Shkodër Kurbin Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.

Baby Boo