Shqipëri: Bie makina në kanal, vdesin 3 djem të rinj (FOTO)


Një aksident tragjik është regjistruar këtë të martë në fshatin Adriatik të Kurbinit, aty ku kanë mbetur të vdekur 3 djem të rinj.

Aututomjeti i tyre ka rënë nga ura drejt një kanali aty pranë. Makina është përmbysur thuajse plotësisht dhe gjysma e saj është zhytur në ujë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. Deri më tani nuk është mësuar ende identiteti i viktimave, por mësohet se fjala është për tre të rinj.

Dyshimet e para janë për shpejtësinë tej normave të lejuara, çka ka sjellë që makina të mos manovrojë e të bjerë kësisoj nga ura në kanal

Baby Boo