Shqipëri, 108 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima


Covid-19 ka shënuar dy viktima të tjera në Shqipëri. Ndërkohë sipas ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë në 24 orët e fundit janë kryer 502 teste nga të cilët 108 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas,

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.

Baby Boo