Shqipe Pantina prapa grilave


Deputetja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Shqipe Pantina ka publikuar fotografi ku ajo shihet ne qeli.

Pantina përmes një aksioni simbolik ka shprehur pakënaqësitë e saj për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Zëri.info

Përmes disa fotografive që ka postuar, Pantina shihet prapa grilave si dhe duke mbajtur një pankartë në të cilën shkruan: Kërkoj të drejtat e njeriut për udhëtim të lirë.

Kujtojmë se Kosova aktualisht është në pritje të publikimit të rekomandimit të Komisionit Evropian (KE), i cili do të tregojë nëse është përmbushur kriteri i luftës ndaj krimit të organizuar dhe të korrupsionit. /Zëri

Baby Boo