Shqetësuese: Vetëm në 24 orët e fundit, 8 raste të dhu*nës fizike të burrave ndaj grave


Dhu*na në familje, konkretisht rastet kur burrat po su*lmojnë gratë e tyre po shënon shifra alarmante në vendin tonë. Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit, janë raportuar 8 raste kur burrat në qytete e fshatra kanë kanosur fizikisht gratë apo ish-gratë e tyre. Ky fenomen është bërë tejet shqetësues, kur kihet parasysh faktin se vetëm para pak ditësh një burrë në Llaushë të Skenderajt e vr*au gruan e tij.

Më poshtë gjeni të gjitha rastet e raportuara në 24 orët e fundit, ku burrat kanë su*lmuar fizikisht apo kanë kanosur gratë e tyre.
Podujevë – Vi*ktima femër kosovare ka njoftuar se është su*lmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arr*estuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë – Është arr*estuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka su*lmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Rumanisë, me të cilën bashkëjetonte. Vi*ktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjilan – Është arr*estuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhu*në ndaj bashkëshortes së tij vi*ktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë – Viktima femër kosovare ka njoftuar se edhe pse ishin ndarë me marrëveshje me bashkëshortin e saj. Të dyshuarin mashkull kosovar prapë i njëjti ka shkuar në lokacionin e vi*ktimës dhe e ka kanosur me sms. I dyshuari me datë 07.01.2022 është arr*estuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë – Është arr*estuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhu*në psikike duke përdorur fjalë fyese ndaj bashkëshortes së tij. Vi*ktima është dërguar në strehimore së bashku me një fëmijë të moshës dy vjeçare. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Vushtrri – Vik*tima femër kosovare ka njoftuar se është ka*nosur nga ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arr*estuar dhe pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Vushtrri – Është arr*estuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur përmes telefonit vi*ktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Zerovnicë, Zveçan – Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një i dyshuar mashkull kosovar me të cilin ishte më herët në lidhje ka pranuar disa mesazhe telefonike me përmbajtje kërc*ënuese. Nuk raportohet për të arr*estuar, rasti në hetime.

Baby Boo