Shqetësuese është heshtja në VMRO DPMNE në lidhje me referendumin, thonë nga Fraksioni demokratik


Pas deklaratës së zëvendëskryeministres dhe ministres së mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, se 90 për qind nga koha në takimet e liderëve ka qenë e harxhuar në kërkesën e Mickovskit për amnisti, si dhe se për ndryshimet kushtetuese do ta kenë përkrahjen e një pjese të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, po mbizotëron një heshtje nga ana e kryesisë së VMRO-së dhe grupit parlamentar, thuhet në njoftimin për media nga VMRO-DPMNE- Fraksioni demokratik, përcjell Portalb.mk.

“Mos pasja e guximit për të dal para opinionit dhe të demantohen këto deklarata, nuk është e hijshme për një parti serioze nacionale dhe për një grup parlamentar i cili mburret për qëndrimet e ndershme dhe patriotike. Heshtja është edhe aprovim dhe vërtetim i asaj që është thënë. Nuk mund të kuptojmë përse të përzgjedhurit e popullit të VMRO-DPMNE po heshtin? Është për të ardhur keq që një pjesë e tyre presin që dikush tu jep sinjal apo leje që të vihen në funksion të vete përjashtimit, vetëm për të shpëtuar lëkurën e tjetrit apo interesat e tjetrit?!”, thuhet në njoftim.

Prej atje u rekomandojnë atyre deputetëve që siç thonë “janë në pritje” dhe në funksion të “mentorëve nën hije” të cilët nuk guxojnë të kenë qëndrimin e tyre personal rreth referendumit dhe Marrëveshjes së Prespës, të zbresin nga kolltukët e rehatshme dhe në llogari personale (pa pagesë të harxhimeve rrugore nga shteti) të shëtisin përreth njësive zgjedhore në të cilat janë përzgjedhur dhe ta dëgjojnë qëndrimin e votuesve të tyre dhe pas kësaj të vendosin të votojnë për referendumin dhe ndryshimet kushtetuese, thonë nga Fraksioni demokratik i VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo