Shqetësime te Shkëndija!?


Shkëndija nga Tetova në duelet me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë në raundin e dytë të Champions League do të duhet të gjendet pa sulmuesin Marjan Radeski.

I lënduar në kohën shtesë të përballjes së dytë të raundin të parë të eliminatoreve të Champions League në transfertën me The New Saints në Uells, Radeski sigurt del jashta kombinimit për dy përballjet e radhës.

Për momentin nuk mund të jepet asnjë parashikim për seriozitetin e lëndimit, ndërsa gjithçka do të saktësohet ditëve në vijim kur pritet të bëhet rezonanca magnetike e gjurit të këmbës së djathtë të sulmuesit anësorë.

Baby Boo