Shpresa vdes e fundit/ Shqiptari zgjohet nga koma kur familjarët i shkojnë në dhomën e spitalit


Muharrem Vuçitërna, i njohur nga shoqëria e tij si Muki, ditë më parë ka rënë viktimë e një aksidenti të rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptari nga Kosova ka qëndruar shtatë ditë në koma, dhe është zgjuar pikërisht në momentin kur familja e tij është futur në dhomën e spitalit. Muki pësoi dy ditë para ditëlindjes së tij të 27-të një aksident tejet fatkeq, ku teksa po merrte diçka nga bagazhi i tij, nga prapa në një rrugë një kalimshe u godit nga një mjet që po drejtohej prej një femre ende e paidentifikuar, e cila u largua nga vendi i ngjarjes.

Mjekët në SHBA bënë çmos ta shpëtonin shqiptarin, dhe ia dolën – pas shtatë ditëve në koma dhe disa operacioneve të mundimshme, ata arritën që t’ia kthejnë vetëdijen. Kjo ka ndodhur pikërisht në vizitën e familjarëve të tij, të cilët me shumë vështirësi arritën që të udhëtojnë drejt SHBA-së që të vizitojnë djalin e tyre, raporton Rahoveci24. Pavarësisht se u zgjua nga koma, shqiptari vijon të jetë në gjendje të rëndë, pasi njëra nga këmbët e shtypura mund të marrë infeksion.

Ndaj ai pritet që t’i nënshtrohet së paku 7 operacioneve, të cilët janë të kushtueshëm. Muki do ta ketë një rikuperim të vështirë, të mundimshëm dhe shumë të gjatë. Shoqëria e komuniteti shqiptar në SHBA, por edhe vullnetarë në Kosovë, kanë kontribuar ditëve të fundit në një fushatë të nisur për t’i ndihmuar atij në GoFundMe, ku janë mbledhur mbi 60 mijë dollarë.

Baby Boo