Shporta minimale sindikale për muajin prill është 60.212 denarë


Shporta minimale sindikale për muajin prill është 60.212 denarë dhe është për 1.214 denarë më e lartë se në mars të këtij viti e cila ishte 58.998 denarë. Me një banesë të marrë me qira prej 60 metrash katrorë është 75.587 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (SSM).

Sipas llogaritjes së LSM, një familje prej katër anëtarësh duhet të ndajë 22.200 denarë ose 36,9 për qind për ushqim dhe pije nga shporta minimale sindikale, 4.866 denarë për veshmbathje dhe këpucë, gjegjësisht 8.1 për qind, për qira, ujë, rrymë dhe ngrohje 6.014. denarë ose 10 për qind, për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 1.827 denarë ose 3 për qind, për shëndetësi 1.059 denarë ose 1,8 për qind, për transport 5.068 denarë ose 8,4 për qind.

Një familje prej katër anëtarësh në prill të këtij viti i nevojiten 3.004 denarë për komunikim, gjegjësisht 5 për qind nga shuma e shportës minimale, për rekreacion dhe kulturë 4.378 denarë ose 7.3 për qind, për arsim 6.955 denarë ose 11.6 për qind, për restorante dhe hotele 3.890. denarë ose 6,5 për qind, kurse për mallra dhe shërbime tjera 950 denarë, gjegjësisht 1,6 për qind.

Baby Boo