Shpëtohet dreri që kishte të mbërthyer në kokë enën e plastikës


Një dre që u pa duke u endur në një park në Kansas me një enë plastike të ngulur në kokë, u shpëtua pas disa ditësh përpjekjesh.
Nga parku Pawnee Prairie në Wichita thanë në një postim në Facebook se dreri u pa gjatë fundjavës me një enë plastike të mbërthyer mbi kokën e tij, por një grup banorësh nuk ishin në gjendje t’i afroheshin sepse i ikte.

Jessica Nevil, një nga banorët që kaloi katër ditë duke u përpjekur për ta ndihmuar drerin, tha se e pa atë duke u përpjekur të pinte nga një pellg mbrëmjen e së martës.
Dreri iku, por grupi vazhdoi të kërkonte pas errësirës dhe më në fund mundi ta fuste atë në oborrin e një banori aty pranë dhe ta mbante kafshën qetë në mënyrë që të mund t’ia hiqnin kovën plastike nga koka.
Ekipet e shpëtimit thanë se shpresojnë që kjo gjë do t’u kujtojë njerëzve që t’i hedhin siç duhet mbeturinat e tyre.

Baby Boo