“Shpëtimi” nga burgu, Jankullovska arsyeton vendimin


Pasi Gjykata Supreme pezulloi dënimin me burg të ish-ministres Gordana Jankulovska për blerjen e Mercedesit luksoz, Alsat sot e pyeti atë se si komenton këtë hap të gjykatës. Ajo duhej të paraqitet në Idrizovë më 1 korrik, por kjo nuk do të ndodhë. Do të pritet një vendim i ardhshëm gjyqësor.

Ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska nuk deshi të përgjigjet nëse ka pritur që Gjykata Supreme e drejtuar nga Jovo Vangelovski ta shpëtojë atë nga burgu dhe ti lejojë asaj një verë të qetë. Jankullovska u desh më 1 – Korrik të paraqitet në portat e burgut të Idrizovës, por gjykata supreme vendosi ta shtyjë dënimin katërvjeçar me burg për blerjen e Mercedesit të blinduar luksoz. Jankullovska me anë të një mjeti të jashtëzakonshëm juridik i kërkon Supremes ta shqyrtojë vendimin.

“A keni pritur një vendim të tillë në lidhje me rastin “Tank”? Ai është vendim gjyqësor…”, tha Gordana Jankullovska, e dënuar për rastin “Tanku”.

Sipas disa juristëve, vendimi i Gjykatës Supreme është ligjërisht i diskutueshëm.

Dy muaj më parë Jankullovskës iu shty vuajtja e dënimit me burg, për shkak të fëmijës së saj që nuk kishte mbushur një vjet. Pas shtyrjes, Penalja vendosi që ajo të shkojë në burg prej 1 korrikut. Por, vetëm një javë para atij afati, Jankulloska u shpëtua nga Supremja. Tani gjykata më e lartë duhet ta shqyrtojë kërkesën e ish-ministres dhe të marrë vendim për ta konfirmuar, shfuqizuar ose ndryshuar dënimin. Në Supreme kërkesë për mjet të jashtëzakonshëm juridik dërgoi edhe ish kryeministri, i arratisuri Nikolla Gruevski.

Baby Boo