Shpërthimi lë 300 mijë njerëz të pastrehë dhe 5 miliardë dollarë dëme


Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur në shpërthim i madh në portin detar të kryeqytetit libanez, Bejrut, i cili raportohet se është dëgjuar edhe në Qipro.

Shpërthimi ka lënë rreth 300 mijë njerëz të pastrehë, ka thënë guvernatori i Bejrutit për agjencinë e lajmeve AFP.

Guvernatori i Bejrutit Merwan Abbud tha se dëmi nga shpërthimi në port arrin në mes 3 dhe 5 miliardë dollarë.

Duke folur për agjencinë libaneze të lajmeve NNA, Abbud përmendi për herë të parë dëmin material pas shpërthimit të madh, duke deklaruar se ai shkon midis 3 dhe 5 miliardë dollarë.

Baby Boo