Shpërthim i fuqishëm në një bazë armatimi në Turqi,humbin jetën 7 ushtarë


Shtatë ushtarë turq humbën jetën dhe 25 u plagosën në një shpërthim armatimesh në krahinën juglindore të Hakarit, tha të shtunën presidenti Reccep Tayyip Erdogan.

Shpërthimi ndodhi në një bazë në rajonin Semdinli të Hakkarit pranë kufijve me Iranin dhe Irakun, tha zyra e guvernatorit të Hakarit në një deklaratë.

“Ne kemi shtatë martirë dhe 25 ushtarë të plagosur për shkak të shpërthimit”, tha Erdogan para nisjes së tij në Francë për ceremoninë përkujtimore të 100 vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

“Zyrtarët po inspektojnë vendin”, tha ai.

Ministria e Mbrojtjes tha të premten se 25 ushtarë u plagosën në këtë incident, duke gjuajtur municion të rëndë.

 

Baby Boo