Shpërthen zjarr në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar


Mbrëmë (01 prill) rreth orës 02:00 në SPB të Tetovë është raportuar se në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar ka shpërthyer zjarri në veturën “Mercedes” me targa të Gostivarit, në pronësi të 50 vjeçarit T.A. nga Gostivari. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa me ndërhyrjen e Njësitit Territoriale të Zjarrfikjes së Gostivarit, zjarri i cili ishte përhapur në pjesën e përparme të veturës është shuar plotësisht. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB-Gostivar.

Baby Boo