Shpërthen zjarr në Galiçnik, ka rre*zik për djegien e shtëpive


Qendra e Menaxhimit të Kr*izave njofton se zjarri mbi Galiçnik është në një terren të paarritshëm, ndërsa një pyll me pisha po digjet.
“Zjarri në pyll për shkak të erës së fortë është një rre*zik i mundshëm për fshatin, por në të njëjtën kohë është një rre*zik për forcat e përfshira në shuarje”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kr*iza.

Për gjendjen është informuar edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Njësitë Lokale të Zjarrfikësve, Ministria e Brendshme (MPB) dhe subjekte të tjera nga Sistemi i Menaxhimit të Kr*izave, në përputhje me procedurat e punës Qendrat rajonale të administrimit të kr*izave në detyrë.

Ndryshe, informacioni rreth zjarrit mbi fshatin Galiçnik, në QMK u mor sot rreth orës 13:30.
Është dërguar një helikopter i zjarrfikësve, ekip i zjarrfikësve.
Nga Bashkësia lokale Galiçnik, njoftuan më parë se zjarri shpërtheu mbi hotelin “Neda”, ndërsa nuk ka rrezik për shtëpitë.

Baby Boo