Shpërthen një bom*bolë gazi në Ferizaj – lëndohen 31 persona, 7 në gjendje të rëndë


E plotësuar: Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar për Telegrafin se nga shpërthimi që ka ndodhur sot janë lënduar 31 persona. Major Qazim Reka ka thënë se bëhet fjalë për shpërthim të një bom*bole të gazit.

Ai ka shtuar nga 31 të lën*duarit shtatë prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për tretman në QKUK.

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj.
Sipas disa fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se shpërthimi të ketë qenë i madh.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq nuk dihet nëse ka të lën*duar.
Telegrafi është duke provuar të marrë përgjigje nga ana e policisë për këtë rast.

Baby Boo