Shpërthen në flakë autobusi në Shkodër, mezi largohen udhëtarët


Një autobus ka shpërthyer në flakë para pak minutash në hyrje të Shkodrës.

Për fat të mirë nuk raportohet për njerëz të lënduar pasi ata kanë vrapuar të gjithë jashtë me të parë flakët.

Paraprakisht bëhet me dije se shkak i djegies së autobusit është një defekt teknik. Megjithatë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimi./Pacensure

Baby Boo