“Shpërthen” ish britaniku i UÇK-së, kujton vuajtjet e luftës: Ja kush është veteran i vërtetë


Britaniku Jon Harrison, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një postimi në facebook, ka kritikuar ashpër të gjithë ata që manipuluan listat me veteranë.

“Ti kurr ski me qen Veteran , 180€ e një kartel kurr nuk kan me te bo Veteran. Ti nuk e din qka osht me qen veteran. Veterani i vertet kur bjen shi i kujtohen ditet ne frontin e luftes me shi, kur bjen Bore i kujtohen netet ne istikamet , kur osht nxeht i kujtohen ditet e nxehta ne frontet e luftes Veterani i vertet kur e sheh buken i kujtohen ditet e javet pa buk ne frontet e luftës”, shkruan Harrison.

Ky është postimi i plotë:

Veteran i Qeveris

Ti kurr ski me qen Veteran , 180€ e një kartel kurr nuk kan me te bo Veteran.
Ti nuk e din qka osht me qen veteran. Veterani i vertet kur bjen shi i kujtohen ditet ne frontin e luftes me shi, kur bjen Bore i kujtohen netet ne istikamet , kur osht nxeht i kujtohen ditet e nxehta ne frontet e luftes Veterani i vertet kur e sheh buken i kujtohen ditet e javet pa buk ne frontet e luftes.

Veterani i vertet kur degjon naten ndonje krisme i del gjumi meniher dhe e kapin ankthet e luftes, e i kujtohen granatimet e gjata e netet pa gjum. Veterani vertet ka ankthe , kalon net pa gjume , hec rrugve e mendjen e ka te lufta.
Veterani i vertet ka dhimbje ende nga plaget e luftes.

Por veteranin e Vertet gjithmon esht dikush qe e ndal ne rrug e kujton dhe e falenderon .

Ti merri At benefecion qe nuk te takon por kurr nuk do jesh Veteran. Ti veteran i rrejshem kurr nuk ke me mujt mem shiqu ne sy. Gjithmon ki mu skuq para meje .

Tash mos ma bo like veteran i rrejshem po me dt 24 shko merri paret para Bankomatit.

Ajo se cfare Qeveria po harron eshte kjo:
Po mos te ishim ne ne lloq, ne shi dhe ne diell, Keta te ashtuquajtun politikan do te ishin askushi, Keta te ashtuquajtun qeveritare do te ishin askund,
Keta te ashtuquajtun lider do te ishin asgje.

Dhe keshtu eshte si na trajtojne neve, Kosovaret e ndershem dhe te huajte e dedikuar te cilet i dhane ketyre kete pozite.

Kete pozite keta e abuzojne duke i mbushur xhepat me parate tona.
Zoti e ruajte Kosoven, sepse keta ne fuqi nuk do ta bejne.