Shpërthen bombola e gazit në një restorant në Bogovinë, nuk ka të plagosur (Foto)


Në orët e pasditës së sotme shpërthen një zjarr në kuzhinën e një restoranti në Bogovinë më saktësisht tek objektet afariste prodhuese që gjenden në pjesën e poshtme të Bogovinës njofton Uka Aliti.

Zjarrfiksat e NJTKZ TETOVË e bënë të pamundërën duke rrezikuar edhe jetët e tyre që mos të vjen deri te ajo më e keqja, duke shuar zjarrin por njëherit edhe duke larguar bombolet e gazit që ishin edhe shkaktar për këtë zjarr. Fatmirësisht në këtë rrëmujë të lënduar nuk ka, por vetem dëm material.

Njësiti i zjarrëfikësve të Tetovë i udhëhqeur nga Uka Aliti, bën apel dhe lutje për kujdes me perdorimin e bombolave të gazit./TetovaSot/


Baby Boo