‘Shpejt ki me shku te Zoti ti’: Gruaja e preku me çorape 19-vjeçarin që vdiq në Gjakovë


I ngjason më shumë një filmi horror-mister, por familja e Adiat Gojanit, i cili vdiq gjashtë ditë më parë në një aksident trafiku po frikësohet seriozisht nga një grua në Gjakovë.
Në fakt familjarët po dyshojnë për një grua e cila në ditën kur Adiati gjeti vdekjen, kishte bërë një veprim të çuditshëm. Gazeta Sinjali ka siguruar videon e momentit kur gruaja e kishte prekur Adiat Gojanin.
Ajo në ditën kur Adiati kishte ndërruar jetë, teksa 19-vjeçari ishte në një kafene, e kishte prekur me çorape për tu larguar më pas menjëherë. Dëshmitarët që kishin qenë me Adiatin në lokal kanë njoftuar se gruaja në fjalë i kishte thënë se së shpejti “ti do të shkosh te Zoti”.

Të afërmit e Adiatit që ishin në kafene me të kanë lajmëruar rastin edhe në Polici të Kosovës. Burime të Gazetës nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, kanë bërë të ditur se gruaja në fjalë është intervistuar nga policët e Gjakovës.
“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftoj se policia në Gjakovë nuk ka informacion të tillë. Ndërsa sa i përket aksidentit , njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit po hetojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e Podrimajt.
Më 1 shkurt Adiat Gojani kishte vdekur pas një aksidenti trafiku, ku vetura e tij kishte përfunduar në lumin ‘Erenik’.
Më poshtë gjeni videon:

Baby Boo