Shpat Kasapi publikon fotografi krah partneres së tij nga dita e fejesës


Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ditë më parë bëri të ditur se është fejuar.
Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me bukuroshen Selvije Jao, me të cilën është në lidhje prej shumë kohësh.

Krijuesi i hitit “Valle Kosovare” ditën e sotme (e enjte) ka ndarë disa fotografi përkrah partneres, të cilat janë realizuar në ditën e fejesës (24 dhjetor).
“Ne i thamë PO njëri-tjetrit”, ka shkruar ai.

Çifti po ashtu shfaqen duke treguar unazat, gjersa morën vëmendje me dukjen elegante.
Selvija ka të veshur një fustan bordo shkëlqyes, kurse Shpati nga ana tjetër u shfaq tërësisht në të zeza.
Theksojmë që Kasapi këto ditë ka qenë shumë i përfolur në faqet rozë pasi u aludua se është kapur me dr*ogë, por që më pas dem*antoi lajmin e arr*estimit.
Për këtë veprim, ai u shkarkua nga detyra e këshilltarit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili e kishte emëruar vetëm një javë më parë.

https://www.instagram.com/p/CJdcu4ejbXh/

https://www.instagram.com/p/CJdcrCrjcsm/

Baby Boo