Shpaloset flamuri kombëtar gjatë marshit në Shkup


Në Parkun e Çairit ka filluar pro*testa.
“Pa drejtësi nuk ka qetësi”, “Liri për vëllezërit tanë”, “Liri – Demokraci”, “Poshtë diktatura” dhe “Jemi autokton” janë disa nga parrullat që thirren gjatë marshimit nëpër rrugët e Çairit.
Në urën e Bit Pazarit është shpalosur edhe flamuri kombëtar dhe pro*estuesit janë ndaluar për një kohë.

Në marshin që do të vazhdojë deri para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dërgohet mesazhi për pakënaqësinë për “rastet e montuara gjyqësore kundër shqiptarëve”.
Bëhet fjalë për rastin “Monstra”, “Alfa”, “Almiri 4-vjeçar” dhe “Lagjja e Kumanovës”.
Në këtë pro*testë, shprehet pakënaqësi edhe ndaj dë*nimit të pro*testuesve në pro*testat paraprake të organizuara për aktvendimin e rastit “Monstra”.

Baby Boo