Shpallja “non-grata” nga Amerika, vjen reagimi i Sali Berishës


Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për t’ia ndaluar hyrjen në ShBA.

Ai ka thënë se gjatë 30 viteve në karrierën e tij politike nuk ka egzistuar asnjë akuzë në drejtim të tij nga asnjë person apo insitucion.
”Gjate 30 viteve ne politike nuk ka ekzistuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korrupsioni”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Poashtu Berisha tha se nga fondet publike nuk kanë përfituar as familjarët e tij që poashtu u futën në listën e zezë të ShBA-së.
Më tutje Berisha u ka bërë thirrje që kushdo që ka fakte apo dokumente kundër tij, t’i publikojnë ato.
“Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1910095175818047

Baby Boo