Shpallet tender milionësh për mirëmbajtjen e qeverisë

Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta shpalli konkurs ku kërkon kompani e cila me 385 milionë denarë në tre vitet e ardhshme do të kujdeset për higjienën, do të bëjë punë artizanale dhe riparime, do të jetë përgjegjëse për bartjen e mobilive brenda objekteve. Tenderi përfshinë më shumë ministri si dhe vilat që janë në pronësi të qeverisë.

Baby Boo

Byrja për furnizime publike

Qeveria e RM

Sekretariati për çështje evropiane

Qendra për trajnime

Info- qendra e BE-së

Drejtoria e policisë financiare

Ministria e financave

Ministria e ekonomisë

Policia financiare në muajin mars të këtij viti ngriti kallëzime penale kundër ish drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, Vase Donevski dhe pronarit të kompanisë “Sekurikom” për shkak të dyshimit se në vitin 2015 kanë kurdisur tenderin për mirëmbajtjen dhe pastrimin e Qeverisë në vlerë prej 11 milionë euro. Mes tjerash, Byroja për furnizime publike dhe Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta publikoi edhe tender për mirëmbajtje hortikulturore në objektet shtetërore. Tenderi kap shifrën prej 666 mijë eurove me kohëzgjatje prej 3 viteve. Kompania që do të fitojë në konkursin publik duhet të kujdeset për 133 mijë metër katrorë sipërfaqe me gjelbërim. Kjo është pjesë e specifikimit teknik në dokument.

Byroja për furnizime publike

“Ujitje, mbrojtje nga dëmtuesit. Mirëmbajtje të rregullt të sipërfaqeve të barit, prerje dhe shkurtim të shkurreve dhe ndërrimin e plotë të të mbjellave të thara”.

Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta shpalli edhe tender për sigurimin e objekteve të shtetit, përfshirë edhe Qeverinë. Operacioni për sigurimin fizik kushton 2,6 milionë euro për tre vite apo 866 mijë euro në vit. Nëse mblidhen tre tenderët e shpallur për pastrim, për mirëmbajtje hortikulturore dhe sigurim, nga arka e shtetit do të shpenzohen 9 milionë e 400 mijë euro pa TVSH të llogaritur prej 18%./Alsat-M