Shpallet Ligji për Gjuhët, Gazeta Zyrtare prej sot doli në dy gjuhë (DOKUMENT)


Ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u nënshkrua dje nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është shpallur në Gazetën zyrtare, bëjnë të ditur për INA nga ky institucion.
Kështu ligji në fjalë menjëherë ka hyrë në fuqi. Gazeta zyrtare prej sot po ashtu është publikuar në dy gjuhë: maqedonisht dhe shqip.

Ligji për përdorimin e gjuhëve është dërguar në Gazetën zyrtare vetëm me firmën e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi pasi që nga 11 janari i vitit 2018 kur i njejti u miratua me 69 vota “për”, presidenti i vendit Gjorgje Ivanov refuzoi ta nënshkruaj me arsyetimin se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Sipas procedurës, Ligji u kthye për rivotim në Kuvend. Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Pavarësisht kësaj, presidenti Ivanov ka vazhduar të mos e nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Me këtë ligj avancohet përdorimi i gjuhës shqipe dhe arrihet barazia e pjesërishme e përdorimit të saj.

LINKU I PUBLIKIMIT

http://www.slvesnik.com.mk/?fbclid=IwAR3dfgYjD_1jXnM0wNfXz-N4EK0mmZmbT7oPvcyqjwbCh6K7xGPx2O7cmJ8

Baby Boo