Shpallet konkurs për trajnimin e pilotëve ushtarakë


Akademia Ushtarake “Gjenerali Mihaillo Apostolski” në suaza të Ministrisë së Mbrojtjes, sot ka shpallur Konkurs për regjistrimin e dëgjuesve për aftësim profesional dhe avancim në fushën e aviacionit për nevojat e Armatës.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dëshirë të bëhen pilotë ushtarakë dhe të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve (të cilët kanë marrë të paktën 180 kreditë sipas EKTS) dhe të mos jenë më të vjetër se 28 vjet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme më së voni deri më 1 gusht të vitit 2019 në Akademinë Ushtarake, Kazerma “Goce Dellçev” – Shkup”, qëndron në kumtesë.

Kandidatët potencialë, saktësohet, në procesin e pranimit dhe përzgjedhjes do të nënshtrohen kontrolleve të aftësimit psikofizik, njohjes së gjuhës angleze, kontrolle në tokë dhe në ajër.

Baby Boo