Shpallet data e zgjedhjeve lokale në Kosovë


Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Presidenca.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se Osmani ka autorizuar KQZ-në t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve.
“Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, bën të ditur Presidenca.

Baby Boo