Shpallet anketa e parë ja si qëndrojn partitë shqiptare (FOTO)


Instituti PIPOS me seli në Prishtinë, ka zhvilluar anketën e parë për disponimin e votuesve shqiptarë në Maqedoni, pas arritjes së marrëveshjeve për koalicionim mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, si dhe Lëvizjes Besa me LSDM-në.

Anketa e nxjerr në përparësi të theksuar koalicionin ASH AAA kundrejt BDI-së.
Prej qytetarëve të anketuar, 38 për qind janë deklaruar se do të votojnë koalicionin ASH-AAA, kurse 31 për qind BDI-në. Për koalicionin LSDM Besa janë deklaruar 16 për qind e të anketuarve, kurse për PDSH në 7 për qind.

Mbi 6 për qind e qytetarëve të anketuar kanë refuzuar të përgjigjen se cilën parti do ta votojnë.
Në vijim ja komunikata e Insitutit “PIPOS”:

Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik PIPOS, mes datave 6 dhe 7 mars 2020, ka realizuar një hulumtim të opinionit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut më mostër përfaqesuese prej 1050 respondentësh.

Hulumtimi është zhvilluar vetëm me elektoratin shqiptar në katër prej gjashtë zonave elektorale në Maqedoninë e Veriut. Hulumtimi është kryer sipas metodës kuantitative të intervistimit, nëpër ambiente familjare, sipas teknikës së rastësisë me margjine të lejuar të gabimit prej 2 për qind dhe nivel besueshmërie 95 për qind.

Me qëllim të shmangies së keqpërdorimit eventual të të dhënave, kemi vendosur që rezultatet e këtij hulumtimi, ashtu si edhe atyre të radhës që do të realizohen, t’i publikojmë çdo të mërkurë të javës, përfshirë këtu edhe të mërkurën e datës 8 prill 2020 tri ditë para zgjedhjeve.

PIPOS do të jetë në shërbim të emancipimit politik dhe social të të gjithë faktorëve relevantë në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët në Evropën Juglindore. PIPOS e garanton me këtë rast publikun e gjerë në Republikën e Maqedonisë së Veriut se të dhënat e publikuara janë autentike dhe nuk i nënshtrohen asnjë korrigjimi ose ndërhyrje nga jashtë. PIPOS po ashtu garanton se të dhënat janë nxjerrë sipas metodave më të avancuara të hulumtimit të opinionit publik me profesionalizëm dhe etikë të lartë pune.

Baby Boo