Shoqëruesit e Teuta Arifit kërcënojnë Xhaferin?!


Arianit Xhaferi nga EcoGuerilla ka marrë pjesë në debatin e organizuar në UEJL me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Ai thotë se salla e debatit ka qenë përplot me militantë të kryetares së komunë së Tetovës, me qëllim që debati të jetë i kontrolluar. Xhaferi rrëfen se pas përfundimit dy shoqërues të Teuta Arifit e kanë kapur, për shkak se e ka pyetur kryetaren e komunës “A e din sa hajdutë ke rreth vetes?”.

“Para se të niste debati me Teuta Arifin në Click Plus, në një sallë të bllokuar nga militantët e saj, dhe nga administrata e komunës, me prezencën e gjithë drejtorëve të shkollave dhe disa arsimtarëve të tyre, me tendencën për të patur një debat të kontrolluar, një nga njerëzit e tyre më këshilloi të bëj kujdes me pyetjet. Unë kisha në plan të bëja vetëm 1 pyetje por pas këshillës ndërrova mendje dhe i bëra 4 pyetje. Pas përfundimit të debatit u përshëndeta me moderatorin dhe me kryetaren të cilën e pyeta “a e di sa hajdutë ke rreth vetes?” dhe dy shoqëruesë të saj më kapën për krahu por më lëshuan menjëherë se e turpëruan dhe kryetaren e tyre. Mendoni se do na frikësoni? Hahaha…”, ka shkruar Xhaferi, duke sqaruar rastin.

Baby Boo