Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë me manifestimin poetik “Festat e Nëntorit” në Komunën e Tearcës


SHOQATA E SHKRIMTARËVE “OENEUM”-TETOVË
Pas vizitës së muzeut “Kongresi i Manastirit” në Manastirit dhe, takimin me nxënësit e shkollës fillore “Goce Delldellç”, ku u realizuan edhe orët poetike, si: • Ora e alfabetit, dhe • Oeneumi është mes jush. Realizuar më 11.11.2022.

Manifestimin poetik “Festat e Nëntorit”, më 24.11.2022, Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë, e vazhdoi në Komunën e Tearcës, ku së pari u pritën nga Kryetari i Komunës së Tearcës z.Nuhi Neziri dhe, në shenjë falënderimi për përkrahje morale dhe materiale Kryetari i Komunës së Tearcës z.Nuhi Neziri u nderua me mirënjohje nga Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë, zonja Behare Neziri, duke shpresuar se në manifestimet e ardhshme, bashkëpunimi do të jetë edhe më i begatshëm.

Pas mikpritjes së ngrohtë aktiviteti poetik “Festat e Nëntorit” vazhdoi në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq”, ku si nikoqire drejtoresha e shkollës zonja Suzana Memedi na uroj mirëseardhje, duke u falënderuar që i kujtojmë nxënësit, ku poezia duhet të jetë e pranishme mes nxënësve, në veçanti muajit të festave kombëtare e, më pas bashkë me poetët edhe nxënësit u lexuan poezi kushtuar këtij muaji të shenjtë për kombin tonë, ku nxënësit e nxënëset me poezitë e tyre shkëlqyen dhe, për t’i motivuar, që nxënësit të merren me shkrime Kryetarja e Shoqatës “Oeneum”-Tetovë, zonja Behare Neziri, ndau mirënjohje për drejtoreshën zonjën Suzana Memedi dhe nxënësit, duke i këshilluar, që të vazhdojnë me shkrime.

Manifestimi poetik “Festat e Nëntorit”, me orën poetike vazhdoi edhe në shkollën “Ismail Qemali” në fshatin Nerasht, ku u pritën së pari nga Drejtori i Shkollës Shpend Shaqiri, i cili duke e falënderuar Kryetaren e Shoqatës së Shkrimtareve “Oeneum”-Tetovë, tha: është tepër kënaqësi që jeni mes nesh, uroj që sa më shpesh të na vizitoni. Ora poetike filloi me nxënësit e kësaj shkolle e më pas me poetët. Edhe në këtë shkollë, nuk munguan mirënjohjet si për drejtorin Shpend Shaqiri organizatorët si dhe për nxënësit.

Manifestimi poetik “Festat e Nëntorit”, më 26.11.2022, më ora 16.00. në sallën e Këshillit të Komunës, finalizon për këtë vit, manifestimin poetik “Festat e Nëntorit”, me poetët nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora, ndaj edhe kemi nderin qytetarë dhe qytetare, që të jeni prezent ngase prezenca e juaj nderon kombin dhe neve.
Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë Behare Neziri

Baby Boo