Shoqata arabe ndërton qendrën e grave në Drenas


Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me drejtorin e OJQ-së “Komiteti për Evropë dhe Amerikë për Ballkan”, Mahmoud Al Najadi dhe drejtorin e Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” Islam Cakaj, kanë vendosur gurthemelin për ndërtimin e qendrës edukativo-kulturore në ngastrën kadastrale komunale ku edhe është miratuar në Kuvend.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje me këtë shoqatë javë me parë, dhe miratimit të propozim vendimit në Kuvendin Komunal për ndarjen e parcelës, sot është finalizuar me vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e qendrës edukativo-kulturore, përkatësisht ndërtimin për qendrën e grave.

Finalizimi i këtij projekti pritet të bëhet në qershor të vitit të ardhshëm.

Baby Boo