Shoku i të ndjerit Arian Dacit: E kemi kërkuar diku rreth 50 veta (Video)


E dhimbshme: Shoku i Dacit rrëfen ngjarjen: E kemi kërkuar diku rreth 50 veta.
Njëri nga shokët e zv/ministrit të Diasporës, Arian Dacit që ka humbur jetën sot në Brezovicë, ka treguar për ngjarjen tragjike që ka ndodhur.
Ai ka thënë se kanë qenë duke skijuar jashtë pistës së Brezovicës. Thotë se pavarësisht skijatarëve të zotë që kanë qenë nuk i kanë përballuar ortekut.

Mes të tjerash ai ka thënë se rreth 50 veta janë mobilizuar menjëherë për ta shpëtuar Dacin, por që nuk kanë mundur.

“E kemi hup shokun Arian Dacin, nuk e di jemi shumë të humbur. Kemi qenë jashtë pistës, jemi skiator të mirë, por orteku nuk të vetë. Ariani ka mbet”.
“Mundem me thënë jemi organizuar, për 50 minuta kemi qenë diku 50 veta, po kur e gjetëm kemi hupur shokun”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se personi që ishte afër Dacit, është në gjendje të mirë.

“Pasi e gjetëm u kanë mirë, u çu tu ecë nuk e kqyrum shumë se e lypshumë Arianit. Nuk ka asgjë, ai është mirë”, ka deklaruar ai.

Baby Boo