Shokon gazetari shqiptar: “Vajzat e mia në moshën 4 vjeçare kanë ditur çdo gjë rreth se*ksit dhe mënyrën si kanë ardhur në jetë”


Milaim Zeka njihet për deklaratat e tij “pa dorza” dhe që bëjnë shumë bujë.
Gazetari i njohur së fundmi ishte i ftuar tek “Abc e pasdites” ku u diskutua tema “Vi*rgjëria një koncept social dhe jo mjekësor?”
Milaim Zeka gjatë diskutimit theksoi se i kanë treguar fëmijëve për mënyrën se si kanë ardhur në jetë.

“Vajzat e mia që në moshën 4 vjeçare në çerdhe kanë pasur edukatë seksuale dhe kanë ditur çdo gjë mbi seksin. E kanë ditur që unë dhe mami i tyre kemi bërë seks pastaj kanë ardhur ato në këtë jetë. Kjo edukatë duhet të futet në familje, çerdhe dhe shkollë”, tregoi Milaimi.
Ndërkohë me këtë nuk u pajtua psikologia Marsela Lekli, e cila tha se duhet të kemi kujdes për moshën kur flasim për se*ks me fëmijët.

Por, Milaimi shpjegoi me tej se fëmijëve nga mosha katër vjeç e sipër çerdhet apo kopshtet suedeze, ku ai ka jetuar, tregohet trupi i nënës dhe i babait dhe shpjegojnë organet gjenitale, duke i thënë po ashtu se ata kanë fjetur bashkë dhe ti ke ardhur në këtë bote.
Duhet ta dimë, tha Zeka se familjet shqiptare janë shumë krenare nëse djali në lagje i ka nja 10 dashnore, por ama kur vjen puna tek goca nuk është kështu.

Baby Boo