Shokohet Gjermania, eliminohet pas humbjes në momentet e fundit nga Koreja e Jugut


Gjermania është shokuar nga Koreja e Jugut duke humbur në minutat e fundit me rezultat 2-0 dhe duke u eliminuar nga Kampionati Botëror, Rusia 2018 vetëm katër vjet pasi u shpall kampione e botës.

Pjesa e parë kaloi me dominim të madh të gjermanëve.

Por, përkundër rasteve të shumta, mbrojtja e koreanëve ishte e pathyeshme.

Gjermania nuk arriti të realizontem Foto: Getty Images

Në pjesën e dytë Joachim Low bëri disa zëvëndësime duke përqëndruar forcat në sulm.

Përkundër shumë rasteve, ku paraqitje të dalluar pati portieri korean duke intervenuar disa herë, jug koreanët rrezikonin me kundërsulme.

Tifozët gjermanë të shokuar, Foto: Getty Images

Mats Hummels pati rast të artë në minutën e 87-të, por nuk arriti që të shënonte.

Me rezultat 2-0 përfundoi ky takim në dobi të Koresë së Jugut e cila përfundoi e treta në Grupin F me tri pikë, kurse Gjermania pas humbjes mbetet e fundit me po ashtu vetëm tri pikë.

Nga ky grup prej vendit të parë kualifikohet Suedia me golaverazh më të mirë se Meksika pasi dy skuadrat kanë nga gjashtë pikë pas dy ndeshjeve

Baby Boo